Eksportuesit, 100 milion euro dëm! Shoqata e eksportuesve kërkon ndërhyrje në kursin e këmbimit

1 year ago 41
Reklamë

Bizneset eksportuese dhe prodhuese kanë paralajmëruar se zhvlerësimi i euros po i dërgon drejt falimentit.

Edhe pse qeveria ka ndërmarrë dy nisma për t’i ndihmuar me shtyrjen e këstit të tatim fitimit dhe rimbursimin më të shpejtë të TVSH-së, ata kërkojnë ndërhyrje më drastike, me ndryshimin e regjimit të kursit të këmbimit.

Tashmë pasojat tepër të rënda të mbiçmimit të lekut deri në kursin e këmbimit ‘1 me 1’ po shfaqin efektet e para: në tërësi në ekonomi (ulje dy shifrore të eksporteve prej disa muaj radhazi), po shfaqin efekte të drejtpërdrejta në xhepat e qytetarëve që të ardhurat i kanë nga remitancat, apo jo pak nga ata që i kanë kreditë për shtëpi në euro, ndërsa specifikisht për bizneset eksportuese është i garantuar falimenti.  Gjatë gjithë kësaj periudhe, bizneset (sidomos ato eksportuese), kanë ndjekur rrugën institucionale për të adresuar rreziqet dhe për të bashkëpunuar me aktorët institucionalë për zgjidhjet, por është fakt që nuk ka patur asnjë progres (ndërsa regresi i kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që agravon përditë).  Për fat të keq, ekspertët dhe këshilltarët ekonomikë të institucioneve qendrore publike me të cilët është diskutuar katastrofa ekonomike për shkak të mbiçmimit të pakontrolluar e të pashpjegueshëm të lekut, nuk kanë reflektuar koshiencën e plotë mbi rëndësinë e situatës dhe dimensionet e pasojat ekonomike e sociale që mund të prodhojë ende në vijim kjo situatë”-thuhet në deklaratë.

Ata shprehen se rënia e kursit nuk shpjegohet nga qëndrimet zyrtare të institucioneve, ndërsa kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët

“Këto stafe teknike që këshillojnë qeverinë, është fakt që efektivisht por e keqkëshillojnë atë, për shkak të mosnjohjes së ekonomisë reale, por edhe papërgjegjshmërisë politike që ata kanë.Nga ana tjetër Banka e Shqipërsië, jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë rol për të stabilizuar tregun e këmbimit valuator, por ka refuzuar të bëjë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valuator, për të shpjeguar me statistika e të dhëna konkrete e të kuptueshme se: çfarë ka ndodhur që mbiçmohet monedha vendase në Shqipëri ndryshe nga kudo në Europë? Çfarë projeksioni e perspektive ka kjo çështje?

Nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim zyrtar nga Banka e Shqipërisë, se pse mbiçmimi i lekut është rrjedhojë logjike e zhvillimit ekonomik të vendit – çka do të thotë që bizneset eksportuese të parat, por edhe të gjitha bizneset e madje edhe qytetarët, efektivisht ushtrojnë aktivitet ekonomik e financiar në ambient të pasigurtë!”- thuhet më tej.

Euro ka rënë me 15% në vetëm 4 muaj, ndërsa efektin më të madh po e jep në tregtinë e jashtme, ku rënia për gjashtë e muajt e parë të viti është me 170 milionë euro. Edhe pse të ardhurat në buxhet janë rritur, pasojat afatgjata të rënies së euros mund të ndikojnë më shumë në ekonominë e vendit.

Top Channel

Read Entire Article