Ekspozita vjetore “Krishtlindjet anembanë botës”

9 months ago 27
Reklamë
22:55 13/12/2023

Vizitorët eksplorojnë traditat e festës nga vende të ndryshme

Vizitorët e Muzeut të Shkencës dhe Industrisë të Çikagos, po eksplorojnë tradita të pasura festash nga e gjithë bota në ekspozitën e titulluar “Krishtlindjet anembanë botës”.

Në këtë festim vjetor ekspozita përmban një Pemë të Madhe prej  50 metra, e rrethuar nga mbi 50 pemë dhe ekspozita të dekoruara nga vullnetarë për të përfaqësuar traditat e festave nga kulturat anembanë globit.

Drejtori i kësaj ekspozite Jeff Buonomo shprehet: Gjëja më e mirë e kësaj ekspozite është se ajo vërtet tregon se sa të ngjashëm jemi ne të gjithë, veçanërisht gjatë këtyre kohërave ku mund të kemi disa dallime. Për mua, kjo ekspozitë është shumë e veçantë, sepse nuk është diçka që prisni që një muze shkencor të ketë, por në fakt filloi gjatë vitit 1942, gjatë luftës, ku kishim komunitete që erdhën në muze për t’i sjellë pak qetësi dhe lumturi komunitetit gjatë asaj kohe.

Në vitin 1942, ekspozita përdori një pemë të vetme, të dekoruar rishtazi çdo ditë për 12 ditë për të përfaqësuar vendet që luftonin përkrah Amerikës gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

E teksa një vizitore e kësaj ekspozite, Judy Moreno e cila udhëton çdo vit në Çikago shprehet: Çdo vit, është e bukur dhe unë i kam parë ata për shumë vite, por ato janë ende magjepsëse dhe ka ende mrekulli në to, unë udhëtoj për në Çikago çdo vit, më pëlqen të mësoj se çfarë bën çdo vend në prag festash.

Ekspozita “Krishtlindjet anembanë botës” zgjat deri më 7 Janar 2024.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article