Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari, anëtar i një bande kriminale në Mal të Zi! Arrestohet autori

6 months ago 9
Reklamë

Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Tivar.

Sipas “Vijesti”, viktima është Edmond Mustafa, pjesëtar i grupit të krimit të organizuar EM. Mustafa është ekzekutuar mëngjesin e sotëm, ndërkohë për vrasjen e tij është arrestuar një shtetas i identifikuar si Dino Ibrahimoviç.

Autori dyshohet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Ibrahimoviç ndodhet në paraburgim dhe është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, nën dyshimin se është autori i drejtpërdrejtë i vrasjes.

Policia ka sekuestruar armën dhe ka gjetur gjithashtu motivin e krimit, por nuk do të zbardhë më tepër detaje për momentin.

“Kam kryer një hetim në vend të ngjarjes së bashku me zyrtarët e Qendrës së Sigurisë së Tivarit dhe ekspertët e Qendrës Kriminalistike Danilovgrad, janë nxjerrë gjurmët nga vendi i ngjarjes, të cilat do të jenë objekt i ekspertizës së mëtutjeshme”, tha prokurori para gazetarëve.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën ‘Marshall Tito’ thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Top Channel

Read Entire Article