Elbasan, tre adoleshentë largohen nga qendra sociale, policia nis kërkimet

2 hours ago 31
Reklamë

Tre adoleshentë janë larguar nga qendra sociale, në Elbasan. Rasti është denoncuar në policia nga përgjegjësi i kësaj qendre sociale, i cili ka theksuar se adoleshentët janë larguar pa gjurmë.

Tre adoleshentët janë të moshave 13 dhe 14 vjeç.

Policia po punon për gjetjen e tyre.

“Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Read Entire Article