Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

4 months ago 6
Reklamë

Ky është momenti kur një elefant ia kthen këpucën e vogël një fëmije, të cilit i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante në kopshtin zoologjik.

Videoja shfaq elefantin duke ia kthyer këpucën vogëlushit – të cilën e kap me hundë dhe ia hedhë në hapësirën  e dedikuar për vizitorë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në kopshtin zoologjik në Weighai të Kinës, ku elefanti me emrin Shanmai i bëri të gjithë të pranishmit të duartrokasin për gjestin.

Në fillim Shanmai mendoi se ishte ushqim, por kur e kuptoi se nuk mund ta hajë, vendosi ta merr më hundë dhe t’ia rikthejë pronarit.

Pamjet janë bërë virale dhe në masë të madhe ka marrë pëlqime dhe ka nxitur shumë komente pozitive. /Telegrafi/

Read Entire Article