Elsa Lila bën rikthimin madhështor në skenë

1 year ago 273
Reklamë

E mrekullueshmja, Elsa Lila, pas një shkëputjeje të gjatë nga skena, u rikthye në skenë me një duet me këngëtarin Capital T, në “Festivalin e 61” në RTSH.

Me sa duket zëri i mrekullueshëm, nuk po mjaftohet me këtë.

Elsa na e bëri me dije përmes llogarisë së saj të Instagramit, se ajo do të bëjë një rikthim spektakolar, në po të njëjtën skenë ku ajo nisi rrugëtimin e saj si artiste.

Artistja tejet e admiruar nga shqiptarët, Elsa Lila, këtë rikthim do ta bëjë me një koncert madhështor të titulluar “Finalmente Elsa”, në Pallatin e Kongreseve, më 1 nëntor, në Tiranë.

Këngëtarja që bëri të gjithë shqiptarët pafundësisht krenarë kur po prezantohej si shqiptarja e parë që ngjitej në skenën e “Sanremos”, me entuziazëm shumë të madh njoftoi për koncertin e saj të parë, duke shkruar: “Ika me shijen e suksesit të ‘Evitës’ sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.

“’Finalmente Elsa’ i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik. S’do t’ja dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë. Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë. Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim”, ka shkruar  Elsa Lila. /Telegrafi/

Read Entire Article