Emiliano Martinez shpallet portieri më i mirë i vitit

11 months ago 21

Emiliano Martinez shpallet portieri më i mirë i vitit

Emiliano Martinez është nderuar me çmimin “Yashin Trophy” duke u përzgjedhur kështu portieri më i mirë i vitit.

Martinez pati një sezon fantastik si në nivel klubi me Aston Villan, ashtu edhe me kombëtaren e Argjentinës me të cilët u shpall kampion bote në Katar.

EMILIANO MARTINEZ IS THE 2023 YACHINE TROPHY WINNER! 🇦🇷#TropheeYachine #ballondor pic.twitter.com/UV0AkpFNbA

— Ballon d'Or #ballondor (@ballondor) October 30, 2023

Për paraqitjet e tij të mira në Kupën e Botës, ai në fund e fitoi “Dorezën e Artë” dhe tani ky çmim është qershia mbi tortë për të përmbyllur një vit mjaft të suksesshëm.

Për të fituar këtë çmim ai mposhti konkurrencën e Yassine Bonou dhe Thibaut Courtois të cilët gjithashtu patën një sezon të shkëlqyer./Telegrafi/

Read Entire Article