Emocione dhe surpriza në Love Island Albania, lënë vilën e dashurisë çifti Sofiela-Erato dhe Stivi

11 months ago 23
Reklamë
12:50 02/10/2023

Mbrëmja e djeshme e spektaklit Love Island Albania nën drejtimin e Luana Vjollcës ka qenë e mbushur me emocione por edhe ballafaqime të papritura.

Luana hapi mbrëmjen me një mesazh të fortë për të gjithë publikun.

Fillimisht të ftuar në studio kanë qenë Artemis dhe Glen të eleminuarit e javës së kaluar, ku Glen nuk u shpëtoi as fotove e sqarimeve për ish të dashurën, e cila kishte kërkuar të bëhej pjesë e vilës së dashurisë.

Në anën tjetër, Ilda ka zbuluar të gjitha arsyet e largimit të saj nga vila e dashurisë, ku dhe është përballur me ngacmimet e opinionistëve Olti Curri e Dalina Buzi, e gjithashtu edhe me Sergein, historia me të cilin rrëmbeu zemrat e publikut.

Padiskutim që edhe Arlindi nuk i ka shpëtuar rrëfimit për ex-in ku duket se ka bezdisur Xhoanën, e gjithashtu trekëndëshi Amadea-Haris-Erida duket se më në fund gjeti zgjidhje.

Dy eleminime brenda natës, ai çift ku ishullorët zgjodhën të eleminonin Sofiela dhe Erato, si dhe Stiv ishte një tjetër i eleminuar pasi nuk u përzgjodh nga asnjëra prej vajzave për të vazhduar rrugëtimin e dashurisë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article