EMRAT/ AMP ekzekuton 22 masa sigurie për policët hajdutë

9 hours ago 21
Reklamë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka lëshuar 22 masa sigurie për policët që kanë shpërdoruar postin e tyre të punës.

Veprat penale të cilat dyshohet se ata kanë kryer janë “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të uniformave blu. Ata kanë kryer abuzime në qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.

Duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2 milion lekësh.

Për këtë shkelje ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Ai shprehet se falë hetimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.

“Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje” është shprehur Hoxha. /vizionplus.tv

Read Entire Article