EMRAT/ Asgjësohen 244 bimë kanabisi në Vlorë, procedohen kryeplaku i fshatit dhe punonjësi i shërbimit pyjor

11 months ago 58
Reklamë

Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të drogës në Lukovë. Për këtë arsye u procedua kryetari i fshatit Shënvasil, Kiço Vlashi, ku u gjet droga, dhe punonjësi i shërbimit pyjor, Aleksandro Roshi në këtë zonë, për shpërdorim detyre.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit në fshatin Shënvasil, në një sipërfaqe toke, u gjetën të kultivuara 244 bimë të dyshuara kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article