EMRAT/ Ja kush janë viktimat e aksidentit të rëndë në Greqi

1 year ago 22
Reklamë

Aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi la pas një bilanc me 5 viktima, të gjithë shqiptarë.

Tre nga viktimat e aksidentit tragjik janë nga Kukësi por banonin në Durrës e Tiranë.

Viktimat janë

Besim Muçaj, 55 vjeç, nga Kukësi, me banim në Durrës (shoferi)

Ergin Peposhi, 19 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë

Ardit Peposhi, 16 vjeç, me banim në Tiranë

Gazmen Brahaj.47 vjeç me banim në Durrës

Ilir Daci, 50 vjeç nga Preza me banim në Tiranës

Aksidenti rrugor ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik,  kur makina me targa  AA 989 MU në të cilën ndodheshin pesë shqiptarët, dhe drejtohej nga Besim Muçaj në rrethana ende të panjohura, është përplasur me një kamion ‘kokë më kokë’. Media greke ‘Protothema’ shkruan se ata ishin punëtorë ferme.

Read Entire Article