EmRata bën ndryshimin e papritur te flokët

1 year ago 38
Reklamë
20:02 20/07/2023

Emily Ratajkowski, e njohur ndryshe si EmRata, është një nga modelet më të njohura, e cila di shumë mirë si të vjedhë të gjithë vëmendjen. Kësaj here, ajo vjen me një ndryshim të papritur në flokët e saj. 32-vjeçarja duket se preferon flokët e gjatë dhe gështenjë, duke i ikur kështu pamjes së zakonshme.

 “U kuq”, ka shkruar EmRata në Instagramin e saj, duke shpërndarë një seri fotosh që zbulojnë ngjyrën e re të flokëve. Në foto, ajo pozon në mënyrë sensuale në një divan jeshil, e veshur me rroba banjo të zeza.

Edhe ditën e djeshme ajo është fotografuar në New York me pamjen e saj të re. Ajo i ka kombinuar më së miri flokët me një fustan jeshil pastel, të cilin e ka shoqëruar me një çantë metalike Paco Rabanne, syze dielli të zeza dhe taka ngjyrë bezhë.

Modelja vazhdon të tregojë se sa e pavarur dhe autentike është në zgjedhjet e modës dhe bukurisë. Megjithatë, ajo nuk është ish-brunja e parë që bëhet kokëkuqe. Në shkurt të vitit 2022, Kendall Jenner i bëri flokët e saj të kuqe për një shfaqje të modës Prada./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article