EMRI- 30-vjeçari në Berat humb jetën nga mbidoza/ Shoku: Mendoja se po flinte gjumë

1 year ago 20
Reklamë

Një 30 vjeçar nga qyteti i Beratit ka gjetur vdekjen mesnatën e mbrëmshme si pasojë e ovërdozës.

Dorian Kovaçi 30 vjeç është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambjentet e urgjences së Beratit u shpreh se prej disa orësh Doriani nuk po reagonte,  ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.

Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30 vjeçarin por pa sukses.

Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambjentet e komisariati shokun e 30 vjeçarit ndërsa bën dhe kontrollin e banesës ku dyshohej që dy të rinjtë kishin konsumuar heroinë, për të zbardhur më tej ngjarjen.

Read Entire Article