EMRI- 60-vjeçari në Pogradec gjendet i mbytur në rezervuar/ Dyshimet e para

1 year ago 19
Reklamë

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec.

Viktima është Esat Alinj, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatut shenja dhune.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article