EMRI- 84-vjeçari gjendet i pajetë në Bilisht/ Familjarët e kishin denoncuar në polici të humbur

1 year ago 29
Reklamë

Është gjendur i pajetë një i moshuar nga Bilishti.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Zaim Meraku, 84 vjeç.

Ai është denoncuar i humbur nga familjarët ditën e djeshme, ndërsa është gjetur sot në vendin e quajtur Sellca.

Gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës u soll në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.

Sipas të dhënave, 84 vjeçari vuante nga skleroza. Policia e Devollit po heton mbi rastin.

Read Entire Article