EMRI/ Anëtar i organizatës kriminale në Itali, arrestohet i riu shqiptar

2 weeks ago 28
Reklamë

Policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin, Viktor Tafa, i cili akuzohet si anëtar i një organizate kriminale. Policia njofton se ndalimi i tij u bë për llogari të drejtësisë italiane, pasi Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 16”, kapi në Kavajë dhe vuri në pranga shtetasin V. T., 26 vjeç, i lindur në Kavajë”, njofton policia.

Pritet ekstradimi i tij drejt shtetit italian./vizionplus.tv

Read Entire Article