EMRI/ Dhunoi fizikisht një 55-vjeçar, arrestohet autori në Lezhë

11 months ago 19
Reklamë

Policia e Lezhës kas arrestuar pasditen e sotme shtetasin me iniciale A. P. 36 vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.

Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka patur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.

I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article