EMRI/ Ekzekutoi me armë bashkëjetuesen, zbardhet identiteti i autorit në Greqi! I dehur nxori pistoletën dhe…

7 months ago 20
Reklamë

Gentian Mino është arrestuar mëngjesin e së premtes prej policisë në Heraklio të Kretës,pasi ka ekzekutuar me një pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan,e datëlindjes 1995.

Sipas policisë greke,ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.

Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën,kishte debatuar me viktimën.
Në sherr e siper,nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike.
Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.

Top Channel

Read Entire Article