Emri/ I kërkuar nga 180 vende të botës, shqiptari arrestohet në Kolumbi

1 year ago 17
Reklamë

I shumëkërkuari nga 180 vende, Besnik Nikolli, është vënë në pranga nga autoritetet kolumbiane. Arrestimi i Besnik Nikollit, ndodhi në qytetin Santa Marta, në veri të Kolumbisë. Ai akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash. Prokuroria kolumbiane, sipas mediave lokale, dyshon se shqiptari kishte shkuar në Kolumbi për të vendosur kontakte të reja me rrjetet e trafikut të drogës.

Sipas autoriteteve ndërkombëtare shqiptari i kërkuar nga drejtësia e 180 vendeve ishte pjesë e strukturave të trafikut të drogës që operojnë në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani. Kapja e tij u bë e mundur pas një operacioni të përbashkët midis Prokurorisë Kolumbiane dhe agjencisë së Shteteve të Bashkuara kundër drogës, DEA.

Read Entire Article