Emri/ I shpallur në kërkim për ‘dhunë në familje’, arrestohet 21-vjeçari në Berat

11 months ago 30
Reklamë

Një 21-vjeçar, i shpallur në kërkim për ‘dhunë në familje’, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat.Edison Mata ishte shpallur në kërkim për veprën penale “dhunë në familje”.

Gazetarja Enedia Petova raporton për BalkanWeb se 21-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat me 4-muaj burg në 26.09.2023.

I riu u pikas nga policia në banesën e një të afërmi të tij, ku edhe u arrestua nga punonjësit e policisë, që e transportuan në IEPV Fier. Mësohet se Mata kishte ushtruar dhunë sistematike nga prindërve të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article