EMRI/ Kishte fshehur në banesë pistoletë dhe fishekë, pranga 18-vjeçarit në Sarandë

1 year ago 52
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi kishte fshehur armë dhe fishekë në banesë. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Ermal Shkalla.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “One”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët. Fshihte në banesë, një armë zjarri pistoletë dhe fishekë, pranga 18-vjeçarit në Sarandë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar operacionin policor të koduar “One”, për kapjen e një shtetasi që mbante armë zjarri në banesë.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. Sh., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në lagjen nr. 1, Sarandë, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.

Arma, fishekët dhe lënda narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article