Emri/ Municion luftarak i fshehur në oborrin e banesës, arrestohet 61-vjeçari në Fier

1 year ago 28
Reklamë

Policia ka vënë në pranga një 61-vjeçar në Fier. Vladimir Mersini u arrestua pasi uniformat blu gjetën të fshehur në oborrin e banesës së tij një çantë që mbante municion luftarak. Policia njofton se gjetën 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak.

Armët e gjetura do t’i nënshtrohen ekspertizës për të saktësuar nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article