Emri/ Pastroi 2 mln paund në Shqipëri, burg për trafikantin e drogës në Britani, ja si u ra pre e autoriteteve

11 months ago 26
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Një shqiptar është dënuar me 11 vite burg në Britani, pasi akuzohet se ka pastruar rreth 2 milionë paund në Shqipëri.

Bëhet fjalë për shqiptarin Xhuljan Shehu, i cili përdorte platformën e koduar të komunikimit ‘EncroChat’ për shpërndarjen e drogës. Shkak i zbulimit të vendodhjes së 30-vjeçarit u bë një reklamë e ‘Right Move’, e cila ekspozoi vendndodhjen e biznesit të tij të paligjshëm. ‘Right Move’ është agjenci imobilare në Britani.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja 30-vjeçari mbikëqyri importimin dhe shpërndarjen e kokainës në Britani, si dhe në disa qytete të Belgjikës, si Anversa dhe Brukseli. Të ardhurat u pastruan më pas në Shqipëri dhe Holandë. Shehu furnizoi 30 kilogramë kokainë me një vlerë rruge prej 1.05 milionë paund midis 23 marsit dhe 2 qershorit 2020, të cilën e orkestroi nga një banesë në Whittington Way, Pinner, Harrow nën emrin ‘Maidenram’ në EncroChat. Ai gjithashtu diskutoi përdorimin e fitimeve të tij të paligjshme për të blerë prona në Shqipëri me vlerë 2 milionë funte.

Arrestimi i tij u bë më 24 nëntor të vitit 2021 në High Street, Uxbridge.

Hetimet e mëtejshme treguan se ai kishte përdorur një pasaportë false greke për të siguruar qiranë në apartamentin Pinner, në një përpjekje për të fshehur identitetin e tij. Në portofolin e tij u gjet një kartë bankare po me të njëjtin emër.

Gjatë seancës gjyqësore Shehu mohoi të kishte një telefon Encro ose të kishte ndonjë përfshirje në tregtinë e drogës, në vend të kësaj pretendoi se ai punonte në ndërtim dhe po studionte me kohë të pjesshme për një diplomë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article