Enca bën shqiponjën ‘tatuazh’ në flokë

1 year ago 32
Reklamë
19:28 17/08/2023

E premtja e 17 Gushtit është një datë rikthimi në muzikë për Encën. Ajo ka njoftuar se do të vijë në një bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, të titulluar “Albanian”.

Enca ka ndarë imazhe se si do ta shohim në këtë videoklip, me flokë të kuq dhe veshje seksi kuq e zi.

Ndërkohë, në një video të postuar pak orë më parë, ajo tregon edhe disa momente nga prapaskenat e xhirimeve, gjatë të cilave ka realizuar një ‘tatuazh’ në flokë.

Flokët e saj të gjatë të kuq spërkaten me një spraj të zi për të krijuar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Sa i përket këngës, në një postim të mëparshëm Enca iu ka thënë fansave se “Do dashuroheni me kete kenge (dhe do ridashuroheni me mua)”. Ky është bashkëpunimi i saj i dytë me Muharrem Ahmetin, pas “Hajde” të  publikuar në Maj 2019./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article