“Energy Development Group”, organizon eventin e 57-të CEEC, Dobrova: Shqipëria, vend i hapur ndaj investimeve!

11 months ago 24
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Për herë të parë në Shqipëri është zhvilluar takimi i Këshillit të Energjisë së Europës Kontinentale. Eventi i rëndësishëm i 57-ti në radhë, është organizuar nën kujdesin e veçantë të “Energy Development Group” me pjesëmarrjen e mbi 200 sipërmarrësve dhe investitorëve nga 96 kompani të hidrokarbureve dhe gazit si Shell, Eni, Terraoil Swiss, Bankers Petrolium, Baker Hughes. Përveç investitorëve të ftuar nga Europa Juglindore, Gjiri Kaspik, SHBA, Kanada, Australia etj. të pranishëm në takim ishin edhe zyrtarë nga ministria shqiptare e infrastrukturës dhe energjisë, nga AKBN, MIE dhe Albpetrol.

Tematika e eventit është sektori i energjisë, zhvillimi i industrisë së gazit dhe naftës në vendin tonë si dhe prodhimi i energjisë elektrike në fushën termale. E pranishme drejtoresha e Përgjithshme e Këshillit të Energjisë së Europës Kontinentale Helena Dobrova dhe Presidenti i “Energy Development Group”, zoti Sokol Meqemeja në fjalimet e rastit ku vendosën theksin tek rëndësia e një organizimi të tillë që mbahet për herë të parë në vendin tonë, u shprehën se Shqipëria është një mundësi e shkëlqyer eksplorimi për hidrokarburet dhe energjinë e rinovueshme.

“Takimi ynë organizohet nën kujdesin e veçantë të “Energy Development Group”, i cili është një nga sponsorët kryesorë të këtij eventi. Falenderoj kolegët dhe drejtuesit e Energy Development Group që morën gjithë përgjegjësitë. Dua të falenderoj veçanërisht zotin Sokol Meqemeja që organizoi këtë event në Tiranë. Një falenderim edhe për Erald Bakiun. Ajo që dua të them është se Shqipëria është një vend i hapur ndaj investimeve dhe besoj se ky forum do të jetë një sukses”, tha gjatë fjalës së saj përshëndetëse zonja Helena Dobrova, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Energjisë së Europës Kontinentale.

“Mirë se erdhët në Shqipëri, uroj që të kemi diskutime të frytshme sot. Uroj që ky event të shërbejë për tu njohur më nga afër dhe sigurisht të bashkëpunojmë me njeri-tjetrin. Falenderoj bashkëpunëtorët tanë, Helenën, Eraldin dhe Zamirin që organizuan një event kaq të rëndësishëm për Shqipërinë”, tha gjatë fjalë së tij përshëndetëse, zoti Sokol Meqemeja, president i “Energy Development Group”.
Në një intervistë për Neëës 24 Erald Bakiu, drejtori i përgjithshëm i “Energy Development Group” tha se risi që po sjellin janë investimet në fushën e gazit në Delvinë. Gazi që së shpejti do të marketohet për tregun shqiptar do të jetë më ekonomik.

“Shumë shpejtë “Energy Development Group”, me një nga projektet e saj që ndodhet në Delvinë, do dalim shumë shpejt me marketimin e gazit kemi sjelle dhe disa investitorë. Do jetë me ekonomike për kompanitë që do e përdorin këtë gaz dhe miqësor me mjedisin”, tha për News 24 Erald Bakiu, CEO i “Energy Development Group”.
Forumi sipas Bakiut shërben edhe për të thithur investitorë dhe marketing për vendin. “Mendoj se do jetë interesante për operatorët të cilët janë në Europë. Do jetë ministria e cila do të prezantoje potencialet që ka Shqipëria, do jetë AKBN-ja e cila do të prezantojë politikat dhe vendburimet si dhe blloqet që mund të jenë të lira për të investuar. Mendoj se do të jetë një prezantim dhe marketing shumë i mirë dhe për Shqipërinë për të thithur investitorë” tha për News 24, Erald Bakiu, CEO i “Energy Development Group”.

Këshilli i Energjisë i Europës Kontinentale përfaqëson një grup kompanish me asete në fushën e nxjerrjes përpunimit dhe tregtimit të naftës dhe gazit brenda Europës Qendrore dhe Lindore. Eventi ofroi mundësi të shkëlqyera për të krijuar një rrjet informacioni dhe për të shkëmbyer informacione me operatorë të tjerë. Gjithashtu u diskutuan mënyrat sesi mund të përmirësohet klima e investimeve dhe të ndihmohet në rritjen e sektorit të energjisë në Shqipëri pasi potenciali që ka vendi sa i takon hidrokarbureve dhe energjisë së rinovueshme është jashtëzakonisht i madh. Përmes diskutimeve, sesioneve teknike dhe prezantimeve nga ekspertë të huaj u dha një panoramë e plotë e e mundësive që ofron vendi në fushën e hidrokarbureve dhe energjisë së rinovueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article