Enrique Iglesias sjell albumin e fundit të karrierë

9 months ago 53
Reklamë
23:10 23/11/2023

Enrique Iglesias po i qëndron besnik deklaratave të bëra në vitin 2021 ku njoftoi se nuk do të sjellë këngë të reja pas publikimit të albumit të 11-të. Vetë artisti kishte paralajmëruar se do të kishte një album final që pritet të publikohet gjatë muajit shkurt.

“Kam shumë vite që punoj për këtë album. Dhe siç kam thënë ky do të jetë albumi im i fundit. Nuk mendoj e di, nuk do të bëj më albume”, është shprehur 48-vjeçari për emisionin televiziv Today.

Fansat e këngëtarit të hit-it Bailando do të kenë një mundësi të mirë për të parë artistin të performojë gjatë turneut të tij. Edhe fansat shqiptarë të artistit mundën të shijonin një superperformancë gjatë koncertit të mbajtur në Tiranë në qershor të këtij viti.

Që nga mesi i tetorit, Iglesias ka performuar me artistë të tjerë si Ricky Martin dhe Pitbull. Të tre këngëtarët kanë ndarë skenën edhe në të kaluarën. Iglesias dhe Pitbull më parë realizuan një turne në 2017, ndërsa Iglesias dhe Martin në 2021.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article