Këngëtarja shumë simpatike, Era Istrefi, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.
Para ca ditësh, Era solli edhe një këngë tjetër të mrekullueshme të quajtur “Mona Lisa”, në videoklipin e së cilësh, artistja shfaqet në një stil shumë të veçantë.
Era, njihet për stilin e saj tejet unik dhe këtë shpesh e tregon në postime të ndryshme në Instagram.
Ajo shfaqet me një kostum të kaltër dypjesësh, i cili përbëhet nga një bluzë e shkutë dhe pantallona të ngjushtë.
Këngëtara shihet që si aksesorë ka vendosur disa unaza, byzylykë dhe vathë, ndërsa e përfundon pamjen me një palë syze të zeza.
Duke u shfaqur menjë grim mahnitës dhe flokë të lëshuara drejt, Era sshkëlqen në këto fotografi. /Telegrafi/