Erblin Nushi i veshur si drag queen ‘Adelina Rose’ tregon se si u frymëzua nga Adelina Ismaili për emrin e saj

4 months ago 5
Reklamë

Aktori Erblin Nushi, i cili ka bërë emër në industrinë e kinematografisë, u ftua në “Show i Së Premtes”, ku u shfaq me një paraqitje të veçantë si drag queen me emrin ‘Adelina Rose’.

Moderatores së emisionit, Adelina Ismaili, iu bashkangjitnjë personazh shumë i veçantë dhe plot shkëlqim, i cili hapi zemrën për jetën, sfidat dhe paragjykimet që ka hasur në rrugën e tij artistike.

Gjatë intervistës, Adelina Rose emri i vërtetë i të cilit është Erblin Nushi, ndau me publikun pse zgjodhi të emërtohet pas një prej ikonave të muzikës dhe skenës shqiptare, Adelina Ismaili.

“Çfarë ke bërë ti për gratë e Kosovës (sidomos në vitet ’90), në krejt fëmijërinë time, edhe sot po vazhdon me e bë… qysh mos me ia vu vetes emrin Adelina”, shprehu Nushi duke reflektuar mbi ndikimin e Adelina Ismailit në jetën e tij.

Foto: RTK

Nushi vazhdoi të shpjegonte se Adelina Ismaili kishte qenë një figurë frymëzuese që në fëmijërinë e tij dhe se vlerësimi i vërtetë për kontributin e saj në shoqëri i kishte ardhur pasi kishte shkuar në Amerikë.

Për shtojcën e emrit, ‘Rose’, ai zbuloi se ajo pason jo vetëm nostalgjinë për trëndafilat që kishte rritur në shtëpinë e tij, por edhe dashurinë për personazhin e ‘Xhyles’ nga seria komike “Stupcat”, të cilin ai e ka imituar shpeshherë në shkollën e mesme.

Kjo paraqitje e aktorit në “Shoq i Së Premtes” si drag queen është një demonstrim i guximit dhe një hap i rëndësishëm për të theksuar lirinë e shprehjes dhe të qenit i sinqertë me veten dhe të tjerët. /Telegrafi/

Read Entire Article