Erdogan viziton Greqinë

10 months ago 8
12:34 07/12/2023

Takohet me krerët më të lartë helenë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po viziton këtë të enjte Athinën, gjashtë vjet pas vizitës së tij të fundit në Greqi.

Ai mbërriti në aeroportin e Athinës rreth 30 minuta më herët sesa ishte përcaktuar në axhendë, teksa u prit nga ministri i Jashtëm grek Jorgos Gerapetritis dhe më pas iu drejtua presidencës ku u takua me presidenten Katerina Sakellaropulo.

Rreth orës 11:00 ai mbërriti në kryeministri ku u prit me një ceremoni të veçantë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Mediat turke dhe greke raportojnë se vizita pritet të ndikojë në përmirësimin e klimës së marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në axhendën e diskutimeve do të përfshihen edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article