Ertjan Kofsha, i treti në botë, peshëngritësi nga Shtërmeni shkëlqen në Spanjë! Merr medalje bronxi

3 weeks ago 38

Ertjan Kofsha konfirmohet një peshëngritës i talentuar dhe me të ardhme shumë premtuese në nivele ndërkombëtare.

Sportisti nga Cërriku, zonë e cila ka nxjerrë edhe më herët shumë kampionë në shtangë, doli i treti në stilin e shkëputjes në botërorin e të rinjve që po zhvillohet në Spanjë.

Kofsha ngriti 161 kg në shkëputje duke merituar medaljen e bronzit. Në shtytje,19-vjeçari ngriti 191 kg duke u renditur i pesti në botë, dhe po i pesti u rendit në dygarësh me totalin 352 kg.

Ertjan Kofsha konsiderohet një pasardhës i denjë i dyshes Erkand Qerimaj dhe Briken Çalja, të cilët kanë dominuar prej vitesh shtangën shqiptare./vizionplus.tv

Read Entire Article