“Është e pamoralshme”, Blero i revoltuar pas deklaratave të Lindës

11 months ago 47

Këngëtarja Linda Halimi ka ngjallur debate të forta në shtëpinë e famshme të BBVA pas disa deklaratave që bëri në lidhje me këngëtarin Blero.

Ajo e akuzoi autorin e “Fotografia” se para 13 vitesh teksa ishin takuar për të punuar në studio ai më pas i kishte kërkuar që të shkonin në dhomën e saj të hotelit.

Blero vendosi që të mos i kundërpërgjigjej gjatë ‘Prime’ të së premtes, mirëpo këtë e ka diskutuar më pas me banorët.

Ai e quajti Lindën të pamoralshme dhe të pafytyrë dhe sa tha më nuk do të merret me të sepse nuk ia vlen.

“Ose unë ose kjo, kaq e ka kjo çika. Unë e vlerësoj veten, nuk flas mbrapa shpinës për të. Çka me debatu me dikën që është totalisht e pafytyrë dhe e pamoralshme, por kjo është katastrofale. Me kqyr më vjen marre prej syve të mi”, ka thënë Blero.

Ndërkohë, Linda gjithashtu ka debatuar ashpër me Azemin, për të cilin tha se mendon që ai është i dashuruar me të.

Një gjë e tillë u mohua nga Azemi, i cili që në ditët e para ka shprehur pëlqim për banoren nga Shkodra, Alba. /Telegrafi/

Read Entire Article