Është e tmerrshme dhe tragjike! Gazetari i TCH raporton para shtëpisë që po digjet në Greqi

1 year ago 19
Reklamë

Lufta me shuarjen e zjarreve në Greqi është duke vazhduar, ku për shkak të erërave të forta flakët po përhapen gjithnjë e më shumë, duke djegur dhjetëra shtëpi.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe i cili ka raportuar live nga zona e Manivrit, ka treguar momentin kur shtëpi të tëra po digjen nga zjarri, ku sipas tij, është një pamje tragjike dhe e tmerrshme.

“Një tjetër banesë në zjarr në zonën e Manivrit. Siç duket në pamjet tona, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë dhe ta fikin. Janë me dhjetëra të djegura pak më tej. Herlikopterët hedhin më tutje ujë për të kufizuar zjarrin, më tej është qendra në të cilën strehohen emigrantët në pritje të azilit. Policia ka njoftuar se ka filluar evakuimin e qendrës ku mbahen emigrantët. Ajo që shihet në pamjet tona është tragjike. Shikoni se çfarë po ndodh! Shtëpia, djersa e një jete për dikë që shkatërrohet për pak minuta. Është e pamundur të  përballohet, është një zjarr masiv të paktën për 17 km është vija e zjarrit, është e tmerrshme”, është shprehur Bibe.

Top Channel

Read Entire Article