“Është super skuth”, Fation Kuqari i ashpër ndaj Gracianos – hodhi kritika edhe për Romeon që nuk e mbrojti Heidin

4 months ago 6
Reklamë

Balerini i njohur shqiptar e kishte ofenduar herë pas here bukuroshen, duke përmendur edhe emra të tjerë që kanë qenë në këtë format.

Për këtë së fundmi u bë një reagim nga Fation Kuqari, i cili ka qenë i pranishëm në studio gjatë spektaklit të së martës.

Ai e cilësoi Gracianon si skuth, ndonëse ka patur kritika dhe për Romeon pasi sipas tij, duhet të reagonte.

Foto: Screenshot/Instagram

“Graciano është super skuth, bën gjithçka për lojë. Romeo ke thënë që Heidi do jetë shoqja jote e jetës. Ta tha Heidi situatën çfarë kishte ndodhur, e dëgjova dhe që ta ka thënë vetëm Graciano që i kishte përmendur edhe Alfion dhe mua. Nuk më pëlqen kjo që bën. Njeriu i del në krah shoqes së jetës. Nuk dua të flas për dhunë, por pres nga ty si djalë shqiptar, si vlonjat, të reagosh që në momentin që e dëgjon, jo tani në prime”.

“Në këtë rast, të betohem, reago sepse pretendon që është shoqja e jetës. Mos e lër atë gocën të përfshihet në këto situata të shpifura, nuk e meriton ajo vajza nga ai monstra aty”, tha ai.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti tutje theksoi: “Ti reagon tek ‘më shkeli syrin’, dhe nuk flet tek ‘shko futju në krevat’. Ta them si mik, merre si këshillë”.

Graciano ndërkohë dje (e martë) u largua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Read Entire Article