Eurosig-Generali, 10 vjet partneritet

11 months ago 13
Reklamë

Në kuadër të 10-vjetorit të fillimit të bashkëpunimit mes Eurosig-Generali aktualisht po zhvillohet takim për suksesin e deritanishëm pranë zyrave të Generali në Tre Torre të Milanos. Në këtë takim mes përfaqësueseve më të lartë të kompanive u shkëmbyen eksperiencat më të mira dhe u shprehën vlerësime për bashkëpunimin e gjatë dhe të frytshëm.

Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i shprehu mirënjohjen e tij përfaqësuesve të Lartë të Generali, duke u angazhuar për vijimin e bashkëpunimit, ku ndër të tjera u vu theksi tek jehona e madhe turistike që Shqipëria ka marrë në Itali dhe Europë.

Generali shprehu mjaft interes për bashkëpunime më të zgjeruara në sigurimet që lidhen me turizmin dhe më gjerë. Morinaj shpalosi bukuritë e rivierës dhe kulturës shqiptare duke promovuar vlerat e Shqipërisë turistike sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article