“Fajësia e McGonigal vulos përfundimisht akuzat shumë të rënda ndaj Ramës”, Vasili: As SPAK nuk e shpëton dot nga burgu!

11 months ago 64
Reklamë

Nënkryetari i Partisë së Lirsë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me çështjen ‘McGonigal’ dhe shpalljen e këtij të fundit si fajtor nga drejtësia amerikane.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se fajësia e McGonigal vulos përfundimisht akuzat shumë të rënda ndaj Edi Ramës, ndërsa shtoi se as SPAK nuk e shpëton dot atë nga burgu!

Postimi i plotë:

Fajesia e McGonigal vulos perfundimisht akuzat shume te renda ndaj Edi Rames, SPAK nuk e shpeton dot atë nga burgu!
Pranimi nga Mc Gonigal i fajit dhe i te gjitha veprimeve te paligjshme kriminale te kryera ne Shqiperi ne bashkepunim me Edi Ramen i vuri vulen perfundimtare fajesise se kryeministrit.
I permendur plot nente here ne akt akuzen amerikane, mbi Edi Ramen rendojne sot vepra shume te renda penale me pergjegjesine individuale direkte te tij.
Ai ka korruptuar ne menyre aktive zyrtarin shume te larte te FBI per qellimet e tij korruptive, politike dhe kriminale duke demtuar interesat e vendit dhe te demokracise per interesat e tij personale te mbajtjes se paligjshme te pushtetit dhe perfitimeve te tjera.
Edi Rama ka perdorur parate dhe zyren e kryeministrit per te demtuar e kompromentuar maredheniet me SHBA permes korruptimit aktiv te zyrtarit te FBI dhe ketyre akuzave drejtesia amerikane ju ka vene vulen e vertetesise permes pranimit te fajit nga vete Mc Gonigal.
Institucionet e drejtesise amerikane kane vepruar shpejt, ne respekt te plote te ligjit dhe kane çuar drejt burgut zyrtarin e larte te FBI- se Mc Gonigal.
Eshte e qarte se i njejti fat me burg e pret edhe Edi Ramen pavarsisht çdo manovre te tij per te zgjatur agonine i ndihmuar nga SPAK, qe nuk vepron.
SPAK nuk ka levizur ende as gishtin megjithese ne Shqiperi eshte qelbur peshku nga koka dhe Kryeministri eshte i zhytur gjer ne fyt ne kete afere.
SPAK-u tashme nuk ka me asnje alibi dhe nuk fshihet e nuk dredhon dot më sepse Edi Rama eshte nente here i permendur ne akuzen amerikane.
Por edhe nje here te vetme te ishte permendur do te dilte e tepronte per SPAK-un per tu ngritur ne kembe e per te filkuar hetimin e thelluar penal per krim shteteror.
Zbardhja e kesaj ceshtje nga drejtesia amerikane ka asgjesuar çdo alibi te SPAK-ut per te mos vepruar.
SPAK-u nuk bishtnon dot më dhe duhet te filloje urgjentisht ceshtjen penale me te pandehur Edi Ramen.
Edhe ne kete rast SPAK-u e ka shume te thjeshte sepse dosja me faktet per aferen
Mc Gonigal eshte bere gati nga Drejtesia Amerikane dhe Edi Rama eshte koke e kembe i perfshire ne veprime shume te renda te paligjshme.
Çdo sekonde e humbur nga SPAK rrenon perfundimisht integritetin moral dhe ligjor te tij, ben pluhur e hi Reformen ne Drejtesi dhe e kthen ate ne nje mbeshtetes dhe mbrojtes te krimit shteteror te nivelit me te larte.
P.S. Ne ndihme te SPAK ja ku keni me poshte Edi Ramen ne akuzen amerikane ku permendet plot nente here.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article