“Fake, Fake” – shprehet Linda për banoren e re Kader

11 months ago 30

Kader, quhet banorja më e re e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, e cila hyri gjatë Prime-it të kaluar.

Banorët me sa duket i kanë shikuar me kujdes sjelljet e saj që nga momenti i hyrjes, dhe e kanë komentuar goxha shumë.

Një gjë që ata kanë vërejtuar është se ajo ia ka pyetur disa banorë për emrat e tyre, duke pretenduar që nuk i njeh.

Foto: Screenshot/YouTube

Jashtë në oborr Linda shprehet te Alba, Buci, Blero e Alby për disa pakënaqësi që ka drejt saj.

Linda tregon që kur ka hyrë ajo në shtëpi, e ka pritur mirë me përqafime, ndërsa banorja e re ka thënë që vetëm Alby e ka pritur.

Foto: Screenshot/YouTube

“Urdhëro, e unë a të përqafa? Fake, fake.” – thotë Linda

“Edhe kam ni që këngëtar këtu është Blero.” – u tregon Linda banorëve fjalët e saj.

“Domethënë ne të tjerët s’po ekzistoshim” – shprehet Linda e acaruar. /Telegrafi/

Read Entire Article