Falë “Barbie”, paga e Margot Robbie s’do të jetë aspak keq

1 year ago 32
Reklamë
21:39 15/08/2023

Margot Robbie po shpërblehet mjaft mirë për rolin e saj si protagoniste në filmin “Barbie”. Ylli dhe producentja e filmit hit të verës përfiton rreth 50 milionë Dollarë nga fitimet, sipas tre burimeve që kanë folur për “Variety”.

Regjisorja dhe bashkë skenaristja Greta Gerwig do të marrë gjithashtu bonuse të majme nga filmi. “Barbie” ka arritur në 526.3 milionë Dollarë fitime në arkëtimet në SHBA dhe 657.6  milionë në arkëtimet ndërkombëtare.

Shifra totale është 1.8 miliardë dhe vijon të ngjitet pasi ende kryeson listat. “Barbie” është filmi i dytë më fitimprurës në historinë e Warner Bros, pas “Harry Potter & the Deathly Hallows Part 2”.

Gjithashtu është filmi më fitimprurës nga një regjisore femër duke rrëzuar nga froni “Frozen II”, ku bashkë regjisore ishte Jennifer Lee./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article