Fansat ngrenë padi kundër Madonnës

8 months ago 13
Reklamë
19:58 19/01/2024

Këngëtarja filloi koncertet dy orë me vonesë

Madonna ka kohë që po përgatit rikthimin e saj në koncerte, por duket se shfaqjet e planifikuara nuk kanë nisur mirë.

Një mediat e huaja shkruajnë se ndaj mbretëreshës së popit është ngritur një padi nga vetë fansat e saj. Arsyeja është se atyre u është dashur të prisnin me orë të tëra deri në fillimin e koncerteve.

Në padi thuhet se vonesa në koncert u ka shkaktuar fansave shqetësime të shumta, përfshirë përballjen me transport të kufizuar publik dhe rritje të kostove të transportit publik dhe privat në orët e vona të natës.

”Përveç kësaj, shumë nga ata që kishin blerë bileta, duhej të zgjoheshin herët për të shkuar në punë dhe/ose të kujdeseshin për përgjegjësitë e tyre familjare të nesërmen”, thuhet ndër të tjera në padi.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna përballet me probleme ligjore për fillimin e shfaqjeve të saj me vonesë. Në vitin 2019, gjatë turneut të saj, ikona e popit u padit për të njëjtat shkaqe.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article