Fansat të ‘tronditur’ nga ndryshimi i Zac Efron në pamje

11 months ago 25

Zac Efron ka qenë subjekt talljeje në rrjete sociale për shkak të pamjes së tij të ndryshuar.

Ylli 36 vjeçar do të marrë pjesë në filmin “The Iron Caw” dhe me këtë rast u shpërndanë disa imazhe të reja në rrjete sociale.

Vitin e kaluar, Zac konfirmoi se kishte thyer nofullën e tij në një aksident të tmerrshëm, duke hedhur poshtë spekulimet se kishte bërë operacione plastike.

Foto: Entertainment Weekly

Zac, Jeremy dhe bashkë-ylli i tyre, Harris Dickinson, kanë folur për Entertainment Weekly këtë javë për filmin e ri biografik të Sean Durkin.

Pamja e transformuar e Efron mori vëmendje të madhe dhe bëri që shumë nga fansat të reagojnë me komente të ndryshme.

Foto: NBCUniversal Media

“Kirurgu plastik që e bëri këtë duhet të jetë në burg”, tha një ndjekës.

“Çfarë ndodhi me fytyrën e tij? Duket sikur Shrek”, tha një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

Foto: Getty Images

“Duket shumë më ndryshe”, shtoi një tjetër ndjekës. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Read Entire Article