Fejohen Demi Lovato dhe Jutes, çifti drejt martesës

9 months ago 30
Reklamë
23:47 19/12/2023

Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato dhe muzikanti Jutes janë drejt finalizimit në martesë. Çifti i lumtur njoftoi fejesën e tyre përmes postimeve  të shumta në rrjetet sociale. Jutes i propozoi Lovatos në Los Angeles me një unazë diamanti në formë dardhe.

Lovato 31 vjeç, bëri me dije përmes Instagramit “Se ishte ende pa fjalë dhe se fejesa e saj është gjëja më e mrekullueshme.”

“Nuk mund ta besoj që po martohem me dashurinë  e jetës”, tha këngëtarja.

E teksa muzikanti është shprehur se i kishte propozuar për martesë shoqes së tij më të mirë dhe këngëtarja i tha “po”. Jutes nuk mund ta  imagjinojë jetën pa Lovaton dhe se ndjehet njeriu më me fat në botë.

Sipas raportimeve, të dy janë në lidhje për gati një vit dhe thuhet se janë takuar në janar të vitit 2023 kur bashkë shkruan këngën e saj “Substance”. Lovato, e lindur në Neë Mexico, u bë e famshme në shfaqjet e Disney Channel “Camp Rock” dhe “Sonny with a Chance” përpara se të krijonte një karrierë pop me hite të tilla si “Skyscraper” and “Sorry Not Sorry”.

Ajo pati një mbidozë gati fatale të drogës në vitin 2018. Lovato bëri rikthimin e saj të madh publik në shfaqjen e çmimeve “Grammy” në janar 2020.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article