Fëmijë të shumtë presin në rend për t’u fotografuar me Feron në xhami

4 months ago 5
Reklamë

Ish-reperi i njohur Fero (emri i të cilit tashmë është Khattab), ka marrë një rrugëtim të ri në jetën e tij, duke iu përkushtuar fesë islame.

Që nga ai moment, mbështetja nga ana e publikut nuk ka munguar. E të premten, ai është parë në një prej xhamive të Gjilanit, duke praktikuar besimin e tij dhe duke marrë pjesë në lutje me anëtarë të tjerë të komunitetit.

Jo vetëm që ka qenë prezent në këtë hapësirë të shenjtë, por ai ka tërhequr vëmendjen dhe admirimin e shumë fëmijëve. Pas përfundimit të lutjeve, shumë nga këta fëmijë i afrohen Feros, të emocionuar për të bërë një ‘selfie’ me të.

Foto: Fero/Instagram

Në një moment të veçantë, Fero ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në Instagram këto momente, duke iu treguar se ai është pranë tyre jo vetëm si rap-artist por edhe si njeri me një rrugëtim personal.

Foto: Fero/Instagram

Ky ndryshim në jetën e Feros ka marrë përshtypje të ndryshme, por pranimi dhe nxitja e publikut tregon një kuptim të plotë të lirisë personale dhe respektin për vendimet që çdo individ merr mbi rrugëtimin e tij në jetë. /Telegrafi/

Foto: Fero/Instagram
Foto: Fero/Instagram
Read Entire Article