Fero paralajmëron Arbenitën: Nëse vajza ime del jashtë shtetit, do të bëj padi për rrëmbim

1 year ago 30

Reperi i njohur shqiptar, Fero, po vazhdon polemikat publike me ish-partneren e tij, Arbenita Ismajli.

Ish-çifti i cili kanë edhe një vajzë, kanë dalë me deklarata dhe akuza ndaj njëri-tjetrit, gjersa reperi gjilanas ka kritikuar në veçanti gjykatën që e ka lejuar ta shohë vetëm tre orë në javë vajzën e tij.

I njëjti së fundmi ka paralajmëruar edhe ish-partneren e tij, Arbenitën, duke i thënë se nëse ajo largohet me vajzën nga shteti, do ta padisë për rrëmbim.

“Vazhdojmë me seancat gjyqësore. Nëse vajza ime largohet jashtë shtetit të Kosovës, do bëj pasi për rrëmbim të vajzës”, ka shkruar ndër të tjerash Fero.

Foto: Fero/InstaStory

Ish-reperi nga Gjilani, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani ka hequr dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë.

Ai gjithashtu ka ndërruar edhe emrin, duke thënë se nga tani e tutje quhet Khatabb. /Telegrafi/

Read Entire Article