Fero takon Robin Krasniqin, shikon trofetë e kampionit të shumë titujve

4 months ago 18
Reklamë

Feronit Shabani i njohur ndryshe edhe si Fero, është takuar së fundmi me boksierin e njohur nga Kosova, Robin Krasniqi.

Këtë e bëri të ditur vetë ish-reperi përmes një sërë postimesh në ‘InstaStory’ përmes të cilave tregonte se kishte shkuar për vizitë tek palestra e boksierit.

Ai ndau një fotografi bashkë me Robinin e gjithashtu dy video ku tregonte trofetë që ka fituar fituesi i shumë titujve.

Foto: Fero dhe Robin Krasniqi / Instagram

“Krenar me ty vëlla”, shkroi Fero në njërën prej videove ku tregonte trofetë.

Krasniqi i cili merret me boks për rreth 20 vjet, ka arritur të shpallej kampion bote në kategorinë IBO.

Foto: Fero / Instagram

Ai është në mesin e shumë shqiptarëve që po vulosin emrat e tyre në botë e sidomos në fushën e sportit. /Telegrafi/

Read Entire Article