“Ferrari”, një film mbi karrierën dhe jetën e sipërmarrësit italian

8 months ago 33
Reklamë
14:39 31/12/2023

Ky projekt kinematografik është realizuar nga një kast i njohur aktorësh dhe regjisori Michael Mann

Ndoshta nuk ka emër më të njohur në historinë e garave automobilistike se Ferrari. Reputacioni i saj nuk është ndërtuar vetëm nga fitoret e panumërta në gara, por edhe tek njeriu që krijoi këtë makinë, Enzo Ferrari. Për të hedhur më shumë dritë mbi jetën e tij regjisori, Michael Mann Majkëll Men vendosi të realizonte një projekt kinematografik frymëzuar nga vetë ai. Por siç thonë edhe konfirmojnë, kasti i njohur i aktorëve, ky film nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me makinat.

“Njerëz si unë që nuk dinë asgjë për makinat nuk janë shumë të interesuar. Unë e vlerësoj shumë bukurinë e Ferrarit, por do të doja që audienca ta dinte se mua nuk më pëlqen shpejtësia. Por ky film nuk ka të bëjë vetëm me makinat… Mënyra se si Michael i tregoi garat është e pabesueshme dhe gjithçka është kaq reale, por filmi është shumë më tepër se kaq dhe të bëjë edhe me personazhet, me familjen dhe marrëdhëniet njerëzore.”

Përveç karrierës së tij, filmi përpiqet të zbulojë më shumë për jetën private të legjendës së makinave. Enzo Ferrari ndau dashurinë e tij me dy gra, bashkëshortes së tij Laura Garello, me të cilën u martua në moshën 25-vjeçare në vitin 1923 dhe gruas së tij të dytë, Lina Lardi, të cilën e takoi në fund të viteve 1930. Por teksa shumë pak e dinin atë në atë kohë, Ferrari kishte gjithashtu një djalë me gruan e tij të dytë, nga kjo një lidhje jashtë martesore.

“Ambiciet dhe ndoshta të metat e këtyre personazheve janë si në jetën reale, madje edhe vetë aktorët kanë këto lloj konfliktesh. Janë këto lloj konfliktesh që krijojmë dhe zgjidhim në filma. Pra, këto personazhe kanë një luftë të brendshme, ai është i dyzuar mes besnikërisë ndaj bashkëshortes së tij, partneres tjetër dhe djalit të tyre, i cili fillon të pyesë veten, a jam unë Piero Lardi apo Piero Ferrari?”

Mann ishte gati për të rikrijuar Italinë e vitit 1957, por kur erdhi puna për të realizuar xhirmet e filmit, ai zbuloi se kishte shumë pak për të bërë.

“Unë përpiqem të përdor imagjinatën time në çdo mënyrë të mundshme për t’u bërë një lloj antropologu kulturor dhe për të rikrijuar vendet fizike pikërisht ashtu siç ishin me sinjalistikën, gjë që nuk është aq e vështirë sepse Modena është plotësisht e pandryshuar. Dhe kur shihni Modenën kupton se është shtëpia e vërtetë e Ferrarit. Kur ne xhirojmë në varrezat e familjes, ato në fakt janë ato aktuale. Kur shikon Enzon në karrigen e një berberi, ajo është karrigia ku Enzo u ul në të vërtetë. Berberi në film është djali i Antonios, i cili ishte berberi i vërtetë i Enzos”.

Mann pranon se Ferrari është një projekt shumë i dashur për të dhe ka kaluar 20 vjet duke u përpjekur ta bëjë ëndrrën e tij të mundur së bashku me aktorët e tjerë Hugh Jackman Hju Xhekmen dhe Christian Bale dhe Shailene Ëoodley. Kjo e fundit zbulon më shumë mbi përvojën e saj në këtë film.

“Të mëson kaq shumë dhe nuk mund të shkëputesh nga roli… Nuk mund  shkëputesha  nga ajo që përjetonte Lena dhe çfarë kishin këta njerëz kur takonin  njerëz që i njihnin çdo ditë që e dinin se cili ishte realiteti i tyre. Në një qytet të vogël si ai, të gjithë i njohin të gjithë dhe fjala e qytetit përhapet shumë shpejt dhe kjo nuk ka ndryshuar as në kohët moderne. Marrja e kësaj përvoje dhe njohja se çfarë emocionesh përjetuan këta njerëz, për mua, është  shumë  e ndryshme  nga mënyra se si unë jetoj dhe prandaj ishte shumë e dobishme.”

Vetë Penelope Cruz thotë se është përpjekur me rolin e saj që të lartësojë figurën e bashkëshortes së pronarit të ndjerë të Ferrarit.

“Nëse gërmon më thellë dhe shikon se ajo ishte një grua që kishte një dhimbje kaq të madhe sepse humbi një fëmijë dhe  prishi marrëdhëniet me burrin e saj. Por ajo ishte një pjesë e madhe e kompanisë. Ishte si një fëmijë tjetër për të. Dhe gjithçka që ajo kishte bërë nuk u pranua. Dhe pas gjithë këtyre dekadave, askush nuk e dinte se ajo ishte një nga më të mirat, një nga investitorët e parë në kompani dhe se ajo në fakt e shpëtoi kompaninë disa herë.”

Narrativa kryesore e filmit  “Ferrari” është gara tashmë famëkeqe e 1957 Mille Miglia. Ajo do të funksiononte 24 herë gjatë 30 viteve dhe për italianët ishte një ngjarje mjaft e rëndësishme. Tragjedia ndodhi pasi shoferi i Ferrarit, Alfonso de Portago vdiq në një aksident që vrau gjithashtu bashkë-shoferin e tij Edmund Nelson dhe nëntë spektatorë, pesë prej tyre fëmijë.

Mille Miglia u ndalua menjëherë nga qeveria italiane. Por pavarësisht famës së keqe, ajo do të mbahet mend për adrenalinën e pakufishme dhe momentet kulminante me pilotin italian të garave Piero Taruffi, i cili luhet nga aktori i njohur, Patrick Dempsey.

Dempsey, vetë një shofer garash me përvojë, shpjegon se ishte ky rol për të.

“Ishte një punë ëndrrash. Më duhej të kaloja kohë në makinë. Kam qenë duke  i testuar gjatë gjithë kohës. Isha në Itali, në një  fshat në Modena, duke ecur me biçikletë në fundjavë me njerëz të mrekullueshëm, ushqim të mirë. Pastaj puna me Michael Mann dhe të gjithë, ishte puna më e mirë që kam pasur ndonjëherë.”

Filmi ndalet edhe tek humbja e djalit të sipërmarrësit italian që kishte me Laurën. Kjo dhimbje e madhe bën që Enzo Ferrari të përfshihet nga pikëllimi, i cili është i dukshëm në të gjithë filmin dhe kjo duket edhe në performancën mahnitëse të Cruz-it, si një grua që është ngopur me ftohtësinë e bashkëshortit të saj.

“Ferrari” fokusohet tek ky personazh, i cili i afrohet të 60-ave dhe lufton për të mbajtur kontrollin e tij në industrinë që ai revolucionarizoi. Është një film që flet edhe për pikëpyetjet e një burri të moshuar se kujt do t’ja lërë trashëgiminë e tij.

Pas humbjes së një trashëgimtari, ka një trashëgimtar tjetër që ai nuk mund ta njohë publikisht. Ligjet strikte të atëhershme të Italisë që ndalonin divorcin bënë që Ferrari të qëndronte me Laurën deri në vdekjen e saj në 1978 dhe vetëm në atë moment ai pranoi Piero si djali i tij. Sot, Piero Ferrari, 78 vjeç, është nënkryetar i Ferrarit.

Klan News


Read Entire Article