Festat e fundvitit shtojnë rastet/ Ligjvënësit amerikanë në shënjestër të mashtrimeve në shumë shtete

10 months ago 23

Ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shënjestruar nga telefonatat e mashtrimit, të njohura si “swatting”.

Dy ditë më parë policia amerikane nxitoi në shtëpinë e senatorit të Floridës, Rick Scott, pasi mori një telefonatë ku u gënjye se një person i armatosur kishte vrarë gruan e tij.

Rasti tjetër i ndodhur më përpara ndodhi me kongresmenen e Gjeorgjisë, Marjorie Taylor Greene, e cila ishte preja e radhës e telefonatave mashtruese.

Shumica e thirrjeve swatting këtë javë kanë pasur nën synim zyrtarët republikanë.

Por disa demokratë gjithashtu ishin në shënjestër, si kryebashkiakja e Bostonit, Michelle Wu.

Greene, një mbështetëse e shquar konservatore e kandidatit kryesor republikan Donald Trump, njoftoi në rrjete sociale se kishte pasur një seri thirrjesh mashtrimi kundër saj.

“Unë jam goditur 8 herë nga telefonatat mashtruese, por FBI nuk mund të kuptojë se kush është përgjegjës për swatting”, shkroi ajo në “X”.

Zyrtarë të shumtë në shtete të tjera gjithashtu u vunë në shënjestër të sulmeve me swatting (telefonata mashtruese).

Autoritetet deklaruan se telefonatat mashtruese, mund të jenë një tendencë për të bërë shaka, për këtë arsye i drejtohen shërbimeve të urgjencës.

Në fillim të këtij muaji, rreth 200 sinagoga dhe shkolla hebreje në të gjithë SHBA u vunë në shënjestër në vetëm një fundjavë.

Ndihmës drejtoresha e FBI-së, Cathy Milhoan, deklaroi se autorët e kërcënimeve mendohet se e kanë origjinën nga jashtë SHBA-së.

Top Channel

Read Entire Article