Fico ‘i shpëtoi vdekjes vetëm për një fije floku’

4 months ago 8
Reklamë

Presidenti i sapozgjedhur sllovak, Peter Pellegrini ka thënë se kryeministri sllovak, Robert Fico “i shpëtoi vdekjes vetëm një fije floku” pasi u qëllua disa herë në qytetin Handlova.

Në një përditësim nga Spitali Universitar “FD Roosevelt”, ai tha se nëse “plagët me armë zjarri do të ishin vetëm disa milimetra nga njëra anë, ne do të flisnim për të si kryeministër i ndjerë”.

Pellegrini shtoi se kryeministri “po jeton orët dhe ditët më të këqija të jetës së tij” dhe ai shpreson se mund të shërohet nga plagët, raporton skynews.

"Prime Minister Robert Fico escaped death by just a hair."

Newly elected Slovak president Peter Pellegrini says if gunshot wounds were a few millimetres either side we would be talking about the Slovak PM "as the late prime minister". https://t.co/IAn10YSEvc pic.twitter.com/g3RorpX3cl

— Sky News (@SkyNews) May 16, 2024

Ai tha se situata mbetet “shumë kritike”, por ai ishte në gjendje të fliste me zotin Fico për disa minuta në spital.

“Shpresoj që në ditët në vijim kryeministri të jetë në gjendje të marrë vendime, por ndërkohë zëvendëskryeministri do të marrë përsipër detyrat e tij”, tha Pellegrini.

Ndryshe, kryeministri sllovak është plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri gjatë një takimi me qytetarët në qytetin e Handlovas. /Telegrafi/

Read Entire Article