FIFA miraton dënimin e Tonali

1 year ago 61
23:16 28/10/2023

Klubi i Newcastle informoi se futbollisti do të rikthehet në fushëe më 27 Gusht të 2024

Newcastle mori në mbrëmjen e 27 Tetorit konfirmimin nga FIFA, se është miratuar dënimi i Federatës Italiane të Futbollit për t’u zbatuar në mbarë botën, për mesfushorin Sandro Tonali.

23-vjeçari do të jetë në gjendje që të kthehet të luajë nga e marta e 27 Gushtit të vitit 2024.

Italiani pranoi para prokurorëve se kishte vënë baste në ndeshjet e futbollit kur luante Milani, ku ai ishte pjesë e ekipit.

Futbollisti u mor në pyetje nga policia në Coverciano në fillim të këtij muaji, e më pas u detyrua të largohej nga grumbullimi me Italinë, bashkë me shokët e ekipit Nicolo Fagioli dhe Nicolo Zaniolo.

Në bazë të paktit me drejtësinë sportive italiane, Tonali në 8 muajt e tjerë do të kryejë punë rehabilituese dhe do të jetë i pranishëm në 16 takime me lojtarët e rinj, për t’u treguar eksperiencën e tij dhe rreziqet nga bastet.

Ndërkohë hetimet në Itali për lojtarë të tjerë të përfshirë në bastet ilegale vazhdojnë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article