Fifi sjell portretin familjar – prezanton për herë të parë djalin

10 months ago 29

Filloreta Raçi – Fifi ka realizuar së fundmi një fotosesion, ku ka zbuluar edhe për herë të parë portretin e të birit.

Kjo duket se u bë për shtatëmujorin e djalit të saj me Adis Patushin, i cili erdhi në jetë në muajin prill.

Ata duken një familje e kompletuar dhe mjaft e lumtur me praninë e njëri – tjetrit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shtatë muaj kaluan shpejt. 7 muaj me ty sot Theo Mal”, ka shkruar fillimisht artistja.

“Na ke ndryshuar botën e tani e kuptojmë dashurinë akoma më shumë”, shtoi 29 vjeçarja.

Foto: Screenshot/Instagram

Fifi dhe Adisi theksojmë që janë bashkë për më shumë se dy vite, gjersa u njohën pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP Albania.

I njëjti më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë. /Telegrafi/

Read Entire Article