Filloi t’i bërtet pasi që patatet e skuqura nuk ia kishte përgatitur, punonjësja e restorantit në Teksas shtie me armë në drejtim të klientit

11 months ago 18
Reklamë

Kamerat e sigurisë brenda një restoranti ku shërbehet ushqimi i shpejtë, ka filmuar grindjen verbale mes punonjëses dhe klientit që në fund rezultoi me gjuajtje me armë.

Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2021 në Houston, Teksas, ku një klient kishte filluar të grindet me punonjësen për shkak se mungesës së patateve të skuqura në ushqimin e porositur.

Në një moment klienti fillon ta gjuaj me ushqimin e porositur dhe ta spërkat me pije – derisa në një moment punonjësja humb durimin dhe nxjerr nga brezi revolen.

Krejt në fund ajo i afrohet shoferit dhe shtie me armë në drejtim të tij, por se ai largohet me shpejtësi me vetura.

Tani gjykata po e akuzon punonjësen Alonniea Ford-Theriot për tentim vrasje, pavarësisht se viktima nuk ka pësuar lëndime. /Telegrafi/

Read Entire Article