Film për turneun e fundit të Taylor Swift

11 months ago 23
Reklamë
23:53 27/09/2023

Do të shfaqet në më shumë se 100 vende të botës

Pasi theu çdo rekord me turneun e saj, superylli i popit Taylor Swift po përgatitet të sjellë një film për ngjarjen që dominoi skenën muzikore këtë verë.

Këngëtarja njofoi në gusht se filmi “Taylor Swift: The Eras Tour” do të shfaqet në kinematë në SHBA duke filluar nga 13 tetori.

Megjithatë, në një postim në rrjetet sociale ajo sqaroi se ky projekt kinematografik do të shfaqet në të gjitha kinematë anembanë globit.

Me regji të Sam Wrench, filmi i ardhshëm do t’i njohë fansat e artistes me turneun e fundit të Swift, i cili shfaqi disa nga hitet e saj më të mëdha ne karrierën e gjatë të artistes.

Në SHBA, biletat për të rriturit do të kushtojnë 19 dollarë ndërsa për fëmijë dhe të moshuar 13 dollarë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article